Këtë të hënë nis dhe viti akademik2021-2022, ku ndryshe nga një vit më parë studentët do të jenë fizikisht në auditorë me kusht vaksinimin.
Studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ. Nëse nuk paraqesin asnjëren prej tyre, nuk do lejohen të futen brenda auditoritnë audotore.
Të dielën Rektori i Universitetit të Tiranës u bëri apel studentëve të vaksinohen në pikat të ngritura të vaksinimit pranë Universitetit të Tiranës. Sipas Artan Hoxhës studentët dhe stafi duhet të jenë të përgjegjshëm për masat mbrojtëse kundër COVID.
shte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.


