Nisën aplikimet në universitet, prej mëngjesit maturantët iu drejtuan portalit “U Albania”

Mos i humb

 

Nisi sot plotësimi i formularit të preferencave. Nga ora 08:00 deri në orën 20:00 të datës 4 gusht maturantët mund të zgjedhin “online” në portalin “U Albania” 10 degët që do dëshironin të studionin.

 Por, kujdes! Asnjë maturant, nuk ka të drejtë rikorrigjimi, për këtë arsye, përpara se të ruajë preferencat duhet të sigurohet që nuk ka bërë gabime, përndryshe humbet studimet. Në prej maturantëve që e plotëson formularin që në ditën e parë është Elios Shuli, maturant i shkollës “Sami Frashëri”.

TCH: Elios, ky është një moment shumë i rëndësishëm për ty. Ti do të zgjedhën degën për të cilën do studiosh dhe punosh nesër? Jam kurjoze të di cili universitet është i pari?

Maturanti: I pari është Universiteti i Arteve, sepse më pëlqen dega Regji-filmi. I dyti është Universiteti i Tiranës, dega Sociologji, më pëlqen komunikimi.

TCH: Në preferencën tënde të tretë shoh një universitet privat. Pse?

Maturanti: Të kem dika të sigurt.

TCH: Pse është më kollaj në privat?

Maturanti: Sigurisht që po, por në degën që unë dua përsëri do përballem me kushte.

TCH: Preferenca jote e fundit është Gjuhë-Letërsia.

Maturanti:
 Po, sepse më pëlqen të shkruaj, të krijoj.

TCH: Elios, je gati të ruash preferencat?

Maturanti: Sigurisht që po dhe jam shumë optimist për të ardhmen time.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit