
Përveç partive opozitare zgjedhjet e parakohshme po shihen si opsion dhe nga vet partitë në pushtet. Dy partitë, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re që janë pjesë përbërëse e qeverisë Haradinaj, vjeshtën po e shohin si opsion serioz për zgjedhje. Por për të arritur këtë po kërkojnë marrëveshje politike të të gjitha partive parlamentare.
Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se pushteti ka filluar të ketë problem funksionimin në parlament, për shkak të krizës së votave.
Për këtë deputeti Berisha, deklaron se do të duhej që në fillim të vjeshtës të ulën gjitha partitë për bërë një analizë të gjendjes në të cilën është Kosova.
“Ka fillimi i vjeshtës ndoshta duhet me u ulur të gjitha subjektet politike me bërë një analizë të gjendjes të cilën është Kosova. Në rast se është e nevojshme të shkohet me marrëveshje politike në zgjedhje të parakohshme, pse jo. Në rast që nuk shkon, ne duhet të jemi korrekt dhe të themi që megjithatë atë dhe pushteti ka problem e funksionimit krizën e votave. Jo rastësisht mbi 80 ligje me muaj të tërë javën sjell në sirtar të Kuvendit”, tha ai.
Ndërkaq dhe sekretari i AKR-së, Vesel Makolli thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e këtij viti.
“ Në atë moment që konstatohet që është interesi i shtetit me shku në zgjedhje ne shkojmë, nuk është problem. Po në vjeshtë dhe qetash nuk është problem, sa i përket neve si parti”, deklaron Makolli.


