Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulja të Italisë, ku ka nënshkruar nismën e përbashkët për universitetet. Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Puljas, Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, ku do të merret përvoja e universiteteve të tyre.
Gjithashtu, kryeministri u ndal edhe tek një çështje tjetër, pasi tha se ka diskutuar së fundmi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis që të krijohet një qendër e përbashkët me Greqinë për të përballuar situatën nga zjarret.
“Një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam shumë mirënjohës Michele sepse me të kam folur shpesh për këtë temë e di që nuk është diçka e lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët dhe nëse i shtojmë kësaj edhe shqiptarë. Dispobiliteti juaj është diçka e çmuar për mua dhe ne.
Sa i takon shëndetësisë jem i në një rrugë që ka filluar dhe që mbart në vetvete mundëis të mira. Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat evropiane. Po të shikosh hartat e zjarreve kjo pjesë e Evropës është më e rrezikuar. Por njëherësh kjo pjesë përfaqëson një pjesë shumë të rëndësishme,” deklaroi Rama.
Kryeministri dha më tej pas konferencës më shumë detaje për gazetarët italiane. Rama tha se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.


