Nismë për të ndaluar qeset plastike në mbarë vendin

Mos i humb

 

 

Nismat ndërgjegjësuese për qytetarët që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike për të ulur ndotjen në mjedis, deri më tani kanë qenë të përqendruara kryesisht në Tiranë.

Qeveria synon që ashtu si në kryeqytet, ta shtrijë në gjithë Shqipërinë një fushatë të tillë.

“Do të nisë një fushatë dymujore për të ndërgjegjësuar shoqërinë që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike për një Shqipëri më të pastër”, deklaroi ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, pjesëmarrës në një aktivitet të organizuar në kuadër të nismës së Qeverisë “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

Klosi tha se nuk do të ketë masa shtrënguese, por vetëm një fushatë ndërgjegjësimi. Ai njoftoi gjithashtu ndërmarrjen e një fushatë pastrimi mbarëkombëtare, kostoja e së cilës për buxhetin e shtetit do të jetë zero, pasi është e bazuar tek vullnetarizmi.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit