“Nivel i paprecedent i zhvendosjeve të njerëzve në Siri këtë vit”

Mos i humb

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se në Siri, ku nga viti 2011 e deri më tani po vazhdon lufta e brendshme, këtë vit është përjetuar një nivel i paprecedent i zhvendosjeve të njerëzve.

U publikua raporti 24 faqesh i komisionit të përgatitur në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut në Siri gjatë periudhës janar-korrik.

Në raport thuhet se në Siri këtë vit është përjetuar një nivel i paprecedent i zhvendosjeve të njerëzve. Në raport theksohet se në sulmet e kryera nga regjimi i Bashar al-Asadit në 6 muajt e parë të këtij viti ndaj rajoneve nën kontroll të “opozitarëve të armatosur” dhe “organizatave terroriste”, më shumë se 1 milion sirianë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe fëmijë, janë zhvendosur nga Siria. Në raport thuhet se një pjesë e madhe e civilëve të cilët janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, aktualisht janë detyruar që të jetojnë në kushte “të tmerrshme”.

Në raportin i cili u përgatit nga komisioni i përbërë nga tre persona, u paralajmërua se në qoftë se negociatat mbeten të pasuksesshme atëherë edhe në qytetin Idlib në veriperëndim të shtetit mund të përjetohet një gjendje e ngjashme.

Në raport po ashtu theksi vendoset tek gjendja njerëzore në Halep, veriun e Homsit, zonën rurale të Damaskut, në Dera dhe Idlib, ku regjimi i Asadit që nga fillimi i vitit e deri në mesin e muajit qershor ka kryer sulme intensive. “Përleshjet kyçe” në këto rajone, sipas raportit, kanë shkaktuar emigrimet masive brenda shtetit dhe shpërnguljen e civilëve nga shtëpitë e tyre.

– “U kryen krime të luftës” 

Në raport rikujtohet se në rajonet e lartpërmendura gjatë periudhës 6 mujore janë përjetuar përleshjet intensive.

“Në shumicën e përleshjeve, përfshirë edhe nga grupet e armatosura, është kryer krim i luftës përfshirë sulmet pa shikuar dallime, sulmet me qëllim ndaj objektivave të mbrojtura, përdorimin e armëve të ndaluara, grabitjen dhe zhvendosjen e detyruar”, theksohet në raport.

Në raportin e komisionit po ashtu u theksua se të gjithë palët në përleshje nuk i kanë marrë të gjitha masat e zbatueshme për mbrojtjen e civilëve, e cila është kërkesë e së drejtës ndërkombëtare për drejtat e njeriut.

Duke u vënë në dukje se sirianët e zhvendosur po ballafaqohen më një numër të madh të vështirësive, në raport theksohen problemet e mëdha të civilëve në qasje të pamjaftueshme në ushqim, ujë, shërbime themelore të shëndetësisë dhe kushteve të banimit./Rtv

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit