Një 37- vjeçar vret me thikë të moshuarin në Poliçan

Mos i humb

Një 77- vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme 20 kilometra larg nga Poliçani, në fshatin Jaupas. Ai është Ramadan Çela  mësohet se është arrestuar autori i ngjarjes, 37- vjeçar Hamza Çela.

Hamza Çela është arrestuar në dalje të fshatit Jaupas falë reagimit të menjëhershëm të Policisë teksa zona tashmë është rrethuar.

Ndërkohë  Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj vrasjeje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.

Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit