Një avion luftarak amerikan rrëzohet në Detin Verior

Mos i humb

Një avion i Forcave Ajrore të SHBA-ve sot është rrëzuar në Detin Verior të brigjeve të Yorkshire, Angli.

Avioni F-15C Eagle u ngrit nga baza ajrore e RAF Lakenheath në Suffolk dhe u rrëzua menjëherë pas orës 9.40 të mëngjesit, teksa ishte në një mision stërvitor, sipas një deklarate nga Krahu Luftarak i 48-të i SHBA-ve.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është nisur dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar iu kërkua të ndihmojnë në përpjekjet.

Shkaku i rrëzimit dhe gjendja e pilotit nuk dihet, thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit