Një avion ushtarak rus evakuon 80 persona nga Kina

Mos i humb

Një avion ushtarak rus, duke evakuuar 80 persona nga Kina e goditur nga koronavirusi, zbarkoi sot në qytetin siberian Tyumen.

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë tha se një staf mjekësor shoqëroi pasagjerët, qytetarë të Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë dhe disa vendeve tjera ish-sovjetike, në avionin e Forcave Ajrore.

“Midis qytetarëve të evakuuar nuk u identifikua asnjë rast me infeksion”, thuhet në deklaratë.

Mjekët ushtarakë raportuan “gjendjen e kënaqshme të atyre që kishin ardhur nga Kina”, thuhet më tej.

Të gjithë të evakuuarit do të jenë në karantinë për 14 ditë, periudha e inkubacionit të koronavirusit.

Të martën, Rusia dërgoi dy avionë për evakuim nga Kina ndërsa avioni i dytë pritet të kthehet në Rusi.

Si pasojë e virusit deri më tani 491 persona e kanë humbur jetën në Kinë ndërsa mbi 24 mijë të tjerë janë prekur nga virusi.

Koronavirusi, i cili ka origjinën në qytetin qendror Wuhan, thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit