Një burrë kishte katër fëmijë

Mos i humb

Një burrë kishte katër fëmijë.

Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim, prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët.
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme.
I pari u nis në Dimër, i dyti në Pranverë, i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djali i fundit, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t’i thoshin se çfarë kishin parë.
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar…
I dyti nuk ishte dakort, sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme. Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira.

Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta, sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon.
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon. Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen…
Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t’ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !
Këmbëngulni, dhe përmes vështirësive, kohë më të mira do të vijnë, sigurisht atëherë kur ju nuk e prisni..!!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit