Një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “Mbrëmë pashë në ëndërr një re që bënte hije”

Mos i humb

Ibn Abbasi tregon: “Një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “Mbrëmë pashë në ëndërr një re që bënte hije, prej së cilës kullonte gjalpë dhe mjaltë, të cilët njerëzit i mblidhnin në duar, disa më shumë e disa më pak.

Atë çast pashë një litar që zgjatej nga toka në qiell dhe të pashë ty (o Pejgamber a.s.) që e kape atë dhe u ngjite lart. Pastaj u kap pas tij një burrë tjetër dhe u ngjit lart; pastaj u kap pas tij një burrë i tretë dhe u ngjit lart dhe më pas u kap një i katërt, por litari u këput dhe u lidh përsëri.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! Për Allahun, më lër ta shpjegoj unë këtë ëndërr.” Pejgamberi a.s. i tha: “Shpjegoje!”

Ebu Bekri tha: “Reja me hije tregon Islamin, ndërsa gjalpi dhe mjalti që kullojnë prej saj tregojnë Kuranin, ëmbëlsia e tij që pikon dhe disa njerëz që mësojnë shumë prej Kuranit dhe disa pak. Ndërsa litari që zgjatet nga qielli në tokë është e Vërteta, të cilën ti (o Pejgamber a.s.) po e ndjek. Ti e ndjek atë dhe Allahu do të të lartësojë ty përmes saj. Pastaj atë do ta ndjekë një burrë tjetër dhe ai do të lartësohet nëpërmjet saj, pas tij një burrë tjetër do ta ndjekë atë dhe ai do të lartësohet me anët të saj. Më pas do të vijë një burrë tjetër që do ta ndjekë atë, por ajo do t’i këputet dhe më pas do t’i lidhet, përsëri duke u ngjitur lart me të.

Më thuaj, pra, o i Dërguari i Allahut, u bëftë kurban babai im për ty! A e kam gjetur apo kam gabuar?” Pejgamberi a.s. tha: “Disa i ke thënë mirë dhe në disa ke gabuar.” Ebu Bekri tha: “Për Allah pra, o i Dërguari i Allahut! Më trego pra, ku kam gabuar.” Pejgamberi a.s. i tha: “Mos bëj be!” (7046)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit