Një grevë e papritur ndërpret fluturimet në Algjeri

Mos i humb

Algiers

Pjesëtarët e ekuipazhit të fluturimit Air Algerie organizuan një grevë të papritur, duke shkaktuar ndërprerje të fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare, bëri të ditur linja ajrore kombëtare,(AA).

Në një njoftim, Air Algerie tha se greva ka ndërprerë një numër fluturimesh vendase dhe ndërkombëtare, por pa dhënë detaje të tjera.

Një burim i sindikatës së punëtorëve të linjës ajrore fajësoi dështimin e kompanisë për të përmbushur premtimet e rritjes së pagave.

“Administrata ka refuzuar të angazhohet me punonjësit në lidhje me premtimet që kompania bëri dy vjet më parë”, tha burimi.

Muajin e kaluar, një grevë e shkurtër kishte ndërprerë një numër fluturimesh në disa aeroporte në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit