Një i dënuar tek Burgu 313 rezulton pozitiv me koronavirus

Mos i humb

Një i burgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime nga burgjet i thanë se i burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh, ndërsa zyrtarisht lajmi nuk konfirmohet ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Më herët në këtë burg është konfirmuar një punonjës si i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.

Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit