Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në Deçan

Mos i humb

Një person ka vdekur dhe një ka mbetur i lënduar gjatë një aksident trafiku në fshatin Baballoq të Deçanit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

Sot me datë 2 Maj 2020, rreth orës 12:55, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq – Deçan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. I dyshimti R. D. lindur me 1959, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes. Viktima Rr. A. lindur me 1997, ka pësuar lëndime dhe është në tretman mjekësor.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit