Një muaj në çadër, shtëpia u shemb nga reshjet e borës

Mos i humb

Familja Lena në Fanjë të Prrenjasit prej gati një muaji jeton me frikën se banesa në çdo moment do t’i shembet mbi kokë.

Pas reshjeve të dëborës në fillim të muajit mars banesa e Nazif Lenës pësoi dëmtime të mëdha, 7 pjesëtarët e familjes u zgjuan të tmerruar ndërsa shtëpia oshëtinte dhe pjesë pjesë muret po binin.

“Po tundej shtëpia, llaçi po binte. Dy çunat i kisha këtu dhe hoqa ata të parët. Më thanë babi kjo po shembet”, thotë Nazif Lena.

Dyshemeja, muret dhe çatia kanë pëzuar çarje të mëdha ndërsa ballkoni është shkëputur nga shtëpia. Në këtë situatë ekspertët e kanë vlerësua të pabanueshme shtëpinë dhe të rrezikshme.

“Ça të bëjmë do rimë në çadër prej frikës. Ku të vete? Sëmurë jam, me reumatizëm, gurë në tëmth”, tregon e shoqja e Nazifit.

Bashkia e Prrenjasit u ka siguruar një çadër ku dy të moshuarit munden të kalojnë natën. Ndërsa fëmijët dhe gratë janë larguar në banesa me qira me shpresën e marrjes së një dëmshpërblimi. është pak të thuhet që familja jeton në gjendje emergjence, ata kërkojnë ndihmë për një shtëpi ku të mund të strehohen.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit