Një punonjës tjetër i CENTCOM pozitiv në COVID-19

Mos i humb

Një tjetër punonjës i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), (AA).

CENTCOM në një deklaratë tha se bëhet fjalë për një person që punon jashtë vendit dhe se aktualisht po trajtohet në një spital në qytetin Tampa në Florida.

Siç theksohet më tej, personeli i mbetur në qendrën ku ka punuar punonjësi i infektuar është vendosur në karantinë shtëpiake.

Po ashtu, bëhet e ditur se personi i prekur në fillim të këtij muaji ka udhëtuar edhe në Washington.

Ky është rasti i dytë me COVID-19 në mesin e punonjësve të komandës, pasi më parë i infektuar rezultoi një punonjës tjetër.

CENTCOM udhëheq aktivitetet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe Irakun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit