Një tërmet 5,7 ballë godet Kinën

Mos i humb

Një tërmet 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën kineze Sichuan mëngjesin e sotëm.

Qendra kineze e Sizmologjisë tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në rajonin Yibin, në juglindje të provincës.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në thellësi prej 12 kilometrash dhe sipas informacioneve të para nuk ka viktima nga tërmeti.

Tërmeti u ndie në një prefekturë ku jetojnë pothuajse 5 milionë njerëz dhe ka shkaktuar panik në mesin e njerëzve që kanë një kujtim të freskët nga tërmeti i vitit të kaluar, në të cilin të paktën 20 njerëz humbën jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit