Një ushtar azerbajxhanas martirizohet nga sulmi me mortajë nga Armenia

Mos i humb

Një ushtar azerbajxhanas u martirizua në një sulm me mortajë nga forcat armene të cilët shënjestruan një fshat kufitar të provincës Qazakh, theksuan sot autoritetet lokale (AA).

Ushtari, i identifikuar si Ibrahim Veliyev, u martirizua në sulmin i cili shkeli armëpushimin midis dy vendeve, bëri të ditur Shërbimi Kufitar Shtetëror i Azerbajxhanit.

Një oficer armen dhe një ushtar u vranë po ashtu pasi forcat e Azerbajxhanit u kundërpërgjigjën ndaj sulmit, thuhet më tej.

Azerbajxhani dhe Armenia mbeten në mosmarrëveshje për rajonin e okupuar të Malësisë së Karabakut. Rajoni në fjalë është territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit i okupuar ilegalisht nga Armenia përmes agresionit ushtarak që nga viti 1991.

Katër rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe vendimet e shumë organizatave tjera ndërkombëtare, i referohen këtij fakti dhe kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese armene nga Malësia e Karakabut dhe shtatë rajone tjera të okupuara të Azerbajxhanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit