Njërit iu gjet kanabis në xhep, tjetrit iu zbuluan fidanë me drogë në një parcelë, dy të arrestuar në Elbasan

Mos i humb

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se 19-vjeccari me inicialet I. V., banues në fshatin Pajun u ndalua nga policia pasi ishte duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. V., 57 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Gorga e Skënderasit”, në pronën e tij, janë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabisi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit