Norvegjia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Mos i humb

Zv/kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë.

Në bashkëbisedimin miqësor, Zv/Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Pacolli, e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Me këtë rast, Ambasadori, Per Strand Sjaastad, ka përgëzuar Zv/Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli për punën e palodhshme që po bënë për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evuropian.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit