Nostalgjia është aroma

Mos i humb

 

Titulli: Nostalgjia është aroma
Autor: Nizar Mahmud & Kabani Dervish
Përzgjodhi dhe përcolli në shqip: Agron islami
Parathënie nga: Edvin Cami, Lektor -UAMD
Shtëpia botuese: AJAN

Poezia arabe ka mbartur ndër shekuj nje mistike të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit.

Edhe kur të dhënat historike e biografike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymezime tokësore e qe s’mbartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së tyre e mbartin qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme këtë frymë mistike.

I njejtë është rasti i poezive të përfshira në këtë vëllim, të cilat, edhe pse të „prodhuara nga autorë tejet shekullarë, duket se përtej dorës dhe mendjes së poetëve, janë rritur e kanë hedhur shtat nga trualli i vjetër e i pandryshueshëm arab e oriental.

Ndaj dhe përmallimi, rrugëtimi, dashuria e nostalgjia e shprehur në vargjet e këtij vellimi nuk bëjnë tjetër veçse e kthejnë shpirtin në shtëpi.

Posaçërisht përkthimi i hijshëm në shqip i Agron Islamit i japin këtij kthimi në shtëpi një përmasë universale, që është në gjendje t’i flasë e t’i kumtojë njëlloj bukur edhe lexuesit shqiptar.

 

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit