“Nuk do e njohim Kosovën kurrë”, Vuçiç flet pas takimit me Albin Kurtin

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është rënë dakord për të vazhduar dialogun në nivelin më të lartë deri në fund të korrikut.

“Kjo është diçka që do të garantonte paqen për një periudhë më të gjatë, është e panevojshme të komentosh për gjithçka tjetër”, tha Vuçiç, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se Kurti shkoi për ta pyetur se kur do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe përgjigja e tij ishte, “kurrë”.

“Epo, atëherë ai shpërtheu“, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe gjithçka që Bashkimi Evropian kërkoi prej saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit