Nuk gjobiti ndërmarrjet që rritën çmimin e bukës, Sorina Koti: Autoriteti i Konkurrencës të japë llogari, nisim lëvizjet për ta sjellë në Komisionin e Ekonomisë

Mos i humb

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate, Sorina Koti, tha në një deklaratë për media se nga dita e hënë Partia Demokratike do të nisë tentativat për të sjellë në Komision Autoritetin e Konkurrencës.

Duke folur për vendimin e këtij autoriteti për të mos gjobitur ndërmarrjet e miellit, që rritën çmimin e bukës, Koti theksoi se Autoriteti duhet të japë llogari para Komisionit dhe para të gjithë shqiptarëve.

“Autoriteti duhet të japë llogari para Komisionit të Ekonomisë dhe para gjithë shqiptarëve se çfarë po ndodh me shportën e tyre.

Janë autoritetet shtetërore që duhet të ndërhyjnë për të balancuar tregun.

Ditën e hënë ne do të nisim tentativat për të sjellë Autoritetin në Komision.

Po bëjmë një relacion, që do ja paraqesim shumë shpejt Kuvendit”, tha Koti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit