Nuk ishte njoftuar, shtyhet seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”!

Mos i humb

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se njëra prej palëve, konkretisht z. Fatmir Mediu nuk ka marrë dijeni rregullisht.

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 17.09.2021, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte planifikuar për t`u shqyrtuar në dhomë këshillimi çështja me nr. 212 akti, datë regjistrimi 03.09.2021, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe trashëgimtarëve të viktimës E.D., seancë e cila, sipas nenit 427/a pika 4 të K.Pr.Penale, u shty për të vijuar më datë 24.09.2021, ora 10:00, për shkak se njëra prej palëve, konkretisht z. F.M. nuk ka marrë dijeni rregullisht,” njofton gjykata.

Gjykata e Posaçme vendosi pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me shpërthimin në Gërdec, por ky vendim u ankimua në Apel nga SPAK.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tani është Gjykata e Posaçme e Apelit që po shqyrton kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit