Nuk ka interpelancë me Ramën/ Kryeparlamentarja Nikolla nuk pranon kërkesën e opozitës

Mos i humb

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Nikolla u shpreh se kërkesa nuk është në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

“Në kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për interpelancë urgjente me kryeminsitrin Edi Rama.

Kërkesa për interpelancë lidhet me dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve për marrëdhëniet e kryeministrit me këshilltarin e tij të jashtëm dhe veprimtarinë e tij këshillimore që ai ka kryer për kryeministrin e Shqipërisë.

Në shkresën drejtuar zotit Barddhi, kam argumentuar mos pranimin e kërkesës për interpelancë, pasi kjo nuk është në përputhje me parashikimin e rregullores së Kuvendit.

Argumentet e mia i kam përmendur në shkresën e përmendur më herët”, tha Nikolla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit