Megjithëse farmacitë në Zvicër supozohej të ofronin teste të shpejta falas, vetëm disa janë në gjendje ta bëjnë këtë, sipas Martine Ruggli, presidente e organizatës së industrisë Pharma Suisse.
Nga 1,800 farmaci të vendit, vetëm rreth 280 mund të plotësojnë udhëzimet e rrepta, tha ajo.
“Relativel është e komplikuar, sepse kemi 26 kantone dhe 26 kërkesa të ndryshme për farmacitë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Procesi i vaksinimit
Llogaritur nga fillimi i vaksinimit në Zvicër, deri të dielën që shkoi, janë dhënë 1,252,441 vaksina.
Më saktësisht: Deri më tani, 465,782 njerëz janë vaksinuar plotësisht, d.m.th. 5.4 përqind e popullsisë tashmë kanë marrë të dy dozat vaksinës. Ndërsa, deri më tani, vetëm vaksinimi i parë është kryer tek 320,877 njerëz.


