Numrat po rriten me shpejtësi, e gjithë Austria është e kuqe për shkak të Covid

Mos i humb

Nga sot e gjithë Austria është në zonën e kuqe të rrezikut nga koronavirusi. Kjo pas rekordit nevativ të regjistruar sot, 7416 infeksione të reja brenda 24 orëve.

Komisioni i Koronës gjeti një rrezik shumë të lartë të infektimit për të gjitha rrethet dhe rajonet në Austri të enjten pasdite.

Deri tani kishin mbetur ende 15 rrethe dhe rajone ku rreziku i infektimit vlerësohej si i mesëm ose i lartë. Vlerësimi u shtrëngua për të gjitha këto rrethe.

Njollat ​​portokalli dhe të verdha në hartën e Austrisë janë zhdukur. Gjatë 7 ditëve të fundit ka pasur mesatarisht 5350 infeksione të reja çdo ditë, numri i pacientëve të kujdesit intensiv u rrit me gati 65 përqind gjatë kësaj periudhe .

Sot Ministria raportoi për 2,737 persona që ishin në trajtim spitalor për shkak të virusit korona, 2584 një ditë më parë, dhe 24 pacientë të tjerë në kujdes intensiv që e rritën totalin në 407 në njësitë e kujdesit intensiv.

Po kështu 41 vdekje duke e çuar numrin e viktima në 1268 që prej fillimit të pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit