“Numri i britanikëve që i janë bashkuar DEASH-it është të paktën 800”

Mos i humb

Sekretari britanik për Mbrojtjen, Gavin Williamson, duke theksuar se nuk duhet lejuar kthimi në vend i shtetasve britanikë të cilët i janë bashkangjitur organizatës terroriste DEASH, tha që preferon neutralizimin e terroristëve.

Në intervistën e tij publikuar në gazetën “Daily Mail”, Williamson tërhoqi vëmendjen në atë se numri i britanikëve të cilët i janë bashkuar DEASH-it në Irak dhe Siri është të paktën 800 persona. Ai tregoi se 130 prej këtyre janë vrarë gjatë përleshjeve. “Asnjë terrorist as prej këtij vendi e as prej ndonjë tjetër nuk duhet të lejohet të kthehet në këtë vend”, tha Williamson, duke theksuar se është e detyrueshme të bëhet gjithçka për “eliminimin” e këtij kërcënimi.

Ai më tej theksoi se për britanikët të cilët i janë bashkangjitur DEASH-it nuk do të ketë “asnjë rajon të sigurtë” as jashtë Britanisë. “Sa do që të ndahen dhe shpërndahen në Siri, Irak dhe rajone të tjera, ne do të vazhdojmë t’i ndjekim. Shumë thjesht, mendimi im është që terroristi i vdekur nuk mund të japë asnjë dëm Britanisë”, tha ministri britanik.

Mes shtetasve të vrarë britanikë anëtarë të organizatës terroriste DEASH ishte edhe Muhammed Emwazi i njohur edhe si “Xhihadisti John” i cili ishte parë në videot e ekzekutimit të DEASH-it.

Williamson ishte emëruar si sekretar i Mbrojtjes muajin e kaluar, pasi që Michael Fallon kishte dhënë dorëheqje pas akuzave për “ngacmim seksual.”

Kreu i inteligjencës së brendshme britanike MI5, Andrew Parker, në një deklaratë muajin e kaluar kishte thënë se, britanikët të bashkuar me DEASH-in kur kthehen në vendin e tyre i nënshtrohen “kontrollit të rrezikshmërisë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit