Numri i pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit bie për 96.9 për qind

Mos i humb

Kompania Fraport, e cila administron aeroportin, publikoi të dhëna për numrin e udhëtarëve në katër muajt e parë të këtij viti që tregojnë se numri i pasagjerëve ka rënë në 11.3 milionë, gjegjësisht pothuajse është përgjysmuar.

Vetëm në prill të këtij viti, aeroporti është përdorur nga vetëm 188.000 pasagjerë, që është 96.9 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të zvogëlimit të transportit global të mallrave si pasojë e epidemisë globale, Aeroporti i Frankfurtit regjistroi rënie të konsiderueshme edhe në transportin e mallrave në të njëjtën periudhë, ndërsa gjithsej u transportuan 586.000 ton që është 13.4 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i fluturimeve në aeroport ka rënë me 36.6 për qind.

Në disa aeroporte tjera, që janë nën portofolin ndërkombëtar të Fraport, numri i pasagjerëve ra nga 92 deri në 99 për qind në prill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit