Numri i të vdekurve në Gaza i tejkalon 9 mijë persona, gati gjysma e tyre fëmijë.

Mos i humb

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, thotë se 9,061 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit aktual më 7 tetor.

Këtu përfshihen 3,760 fëmijë, shton ministria. Më shumë se 32,000 të tjerë janë plagosur.

Ndërkaq, në konferencën e përditshme të IDF, zëdhënësi Daniel Hagari thotë se ushtria ka kontaktuar me familjet e 242 pengjeve që mbahen në Gaza.

Numri i fundit i raportuar ishte 239.

Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në të gjithë Gazën, duke përfshirë në tunele.

Javën e kaluar, ata thanë se të paktën 50 pengje ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, një shifër që nuk mund të verifikohet.

Dhe dje, Hamasi tha se shtatë pengje u vranë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit