Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran rritet në 5

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Iranit përmes një kumtese ka informuar se numri i personave të vdekur nga koronavirus i ri në Iran është rritur në pesë, (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, gjithashtu konfirmoi 18 raste të reja, duke përfshirë katër në Teheran, shtatë në qytetin Qom dhe dy në provincën Gilan.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy vdekjet e para nga koronavirusi në Qom, epiqendra e virusit në Iran.

Pas përhapjes globale të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit