O Allah kerkoj mbrojtje tek Ti nga stresi dhe merzia

Mos i humb

Ibnul Kajjimi (doktori i zemrave) rahimehullah ka thene:
Merzia e dobeson zemren, e lekund vendosmerine dhe e demton vullnetin.Nuk ka gje me te dashur per shejtanin se sa merzia e robit.

Ne nje vend tjeter Ibnul Kajjimi ka thene:
Merzia ne Kuran eshte permendur ne kontekst negativ, duke na tërhequr vërejtjen prej rënies në të,si psh në ajetin Kuranor: “Mos u tregoni te dobet dhe as mos u merzisni” ose eshte permendur ne forme mohuese te saj,si psh ne ajetin: “Per ta nuk do kete frike dhe as nuk do te merziten”. Arsyeja e kesaj eshte se nga merzia nuk ka asnje lloj perfitimi per zemren dhe se gjeja me e dashur per shejtanin eshte qe ta merzise robin besimtar ne menyre qe ta nderprese ate nga rrugetimi i mbare dhe ta frenoje nga ecuria e duhur.
Profeti salallahu alejhi ue selem i lutej Allahut duke i kerkuar mbrojtje prej saj: “O Allah kerkoj mbrojtje tek Ti nga stresi dhe merzia”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit