OBI thirrje për dialog në Sudan

Mos i humb

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) u bëri thirrje palëve në Sudan të ndjekin dialogun për të garantuar një tranzicion paqësor të pushtetit.

Pas protestave popullore disamuajshe, të enjten ushtria sudaneze rrëzoi presidentin Omar al-Bashir, i cili ushtroi pushtetin në Sudan që nga viti 1989.

Ushtria gjithashtu krijoi një këshill ushtarak i cili do të drejtojë vendin për një periudhë kalimtare dyvjeçare.

Në deklaratën e OBI-t, u bëhet thirrje të gjitha palëve në Sudan “të vazhdojnë dialogun konstruktiv me qëllim, ruajtjen e paqes dhe kohezionit social në vend, si dhe arritjen e aspiratave të popullit për një transferim paqësor të pushtetit”.

Apeli i bllokut më të madh islamik në botë, vjen në kohën kur mijëra protestues sudanezë, vazhdojnë të qëndrojnë para selisë ushtarake në kryeqytetin Kartum, ku kërkojnë transferimin e pushtetit në një qeveri civile.

Të shtunën, kreu i këshillit ushtarak në pushtet, gjenerali Abdel Fattah Burhan, premtoi reforma të mëdha politike dhe ekonomike.

Në një fjalim të transmetuar në televizion, Burhan tha se periudha dyvjeçare do të përfundojë me zgjedhje të lira dhe të drejta, ndërsa u zotua se do të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në vrasjen e protestuesve, si dhe të korruptuarit nga regjimi i vjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit