OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave

Mos i humb

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Moska ka njoftuar për planet që së shpejti të fillojë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine në shtator dhe do të zgjerojë prodhimin në “disa milionë” doza në muaj, brenda vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

OBSH-ja theksoi se të gjitha kompanitë kandidate për prodhimin e vaksinave duhet të kalojnë fazat e plota të testimit para se të fillojnë prodhimin.

“Ka praktika të vendosura dhe ka udhëzime për këtë”, u tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Shkencëtarët në Perëndim kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e zhvillimit të vaksinave ruse, duke sugjeruar që studiuesit mund të jenë nën presionin e autoriteteve për të ofruar një zgjidhje sa më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19.

Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe mbi 690 mijë kanë vdekur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit