OBSH: Lufta me pandeminë Covid fitohet nëse jemi të bashkuar

Mos i humb

Mënyra e vetme për të luftuar koronavirusin është të “rrimë të bashkuar”, – kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, dy ditë pasi SHBA konfirmuan zyrtarisht largimin nga agjensia e OKB-së.

“E vetmja rrugë për të fituar është uniteti”, – tha kreu i Organizatës duke theksuar se “virusi lulëzon kur jemi të ndarë, por vdes kur jemi të bashkuar”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se  “Kërcënimi më i madh tani nuk është virusi, por mungesa e miqësisë dhe solidaritetit në nivel global.  Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë”, përsëriti drejtori i përgjithshëm.

OBSH gjithashtu ka krijuar një komitet të pavarur për të vlerësuar përgjigjen ndaj pandemisë Covid.

Raporti i parë i komitetit, i cili do të kryesohet nga ish kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark do të paraqitet në një asamble të përgjithshme në muajin nëntor.

“Për vite me radhë, shumë prej nesh kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie katastrofike që do të godasë kryesisht rrugët e frymëmarrjes, por bota nuk ishte e gatshme ” – tha drejtori i OBSH-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit