OBSH për koronavirusin: Mund ta kenë pasur 1 në 10 persona

Mos i humb

Një në 10 persona anekënd globit mund ta ketë pasur koronavirusin, deklaroi OBSH. Në një takim të posacëm të liderëve të organizatës, një zyrtar i lartë doli në përfundimin se një pjesë e madhe e popullsisë së botës mbetet e rrezikuara nga kjo sëmundje.

Deri tani, 35 milionë vetë janë konfirmuar sit ë prekur me Covid 19, por OBSh thotë se shifra e vërtetë mbërrin në gati 800 milionë. Ekspertët e kanë thënë prej kohësh se numri real i infektimeve është më i lartë nga ai që raportohet zyrtarisht.

OBSH është duke u takuar në selinë e saj në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar përgjigjen globale ndaj pandemisë. 10 muaj nga fillimi I saj, kriza nuk po jep shenja qetësimi.

Një sërë vendesh po përballen me një valë të dytë të koronavirusit pas lehtësimit të masave kufizuese, dhe në disa raste, numrat janë shqetësues.

Mike Ryan, i cili udhëheq ekipin e emergjencave pranë OBSH-së, tha se shpërthimet e sëmundjes janë në rritje sidomos në Azinë Juglindore dhe Europë. Ryan po ashtu tha se OBSH-ja ka dorëzuar tek autoritetet kineze një listë ekspertësh, që do të merrnin pjesë në një mision ndërkombëtar në Kinë, për të hetuar origjinën e koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit