Oda Ekonomike dhe Klubi i Prodhuesve përkrahin taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Mos i humb

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i prodhuesve të Kosovës e kanë përkrahur vendimin e djeshëm të Qeverisë për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Berat Rukiqi, kryetari i Odës ka thënë se beson se edhe fabrikat do ta përkrahin vendimin që përfshin taksën për 10 për qind për produktet e këtyre dy shteteve.

“Një pjesë e aktivitetit tim dhe në të kaluarën kam kërkuar dhe është kërkuar një taksë për të kompensuar ketë dëm. Qeveria e ka marr këtë vendim e kemi përkrahur dhe besoj që edhe fabrikat do e përkrahin, do të vazhdojnë me importuar por duhet me i shikuar alternativat”, u shpreh Rukiqi, pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Odës Ekonomike dhe klubtit të Prodhuesve për rritje të eksportit dhe fuqizim të zonave ekonomike.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve, e ka konsideruar vendimin e ekzekutivit si të drejtë, duke shtuar se vendimi nuk duhet tërhequr.

“Vendimi i djeshëm e përkrahim sepse është vendim i duhur kemi kërkuar qe me Bosnjën dhe Serbinë të sillemi si shtet dhe kemi pasur produkte të Serbisë që në Kosovë shitet më lirë sesa në Serbi ashtu edhe kjo është shkelje e CEFTA-s dhe ironia më e madhe është kur kërkojmë përgjigje nuk e japin sepse nuk na njohin si shtet dhe çfarë kuptimi ka CEFTA kur dy vende nuk bashkëpunojnë”, tha ai. përcjell kosovapress. Panxha tha se kritikat e Brukselit ndaj kësaj mase janë destinuar në adresë të gabuar pasi që këto kritika duhet t’i bëjë ndaj Serbisë, pasi, siç tha ai, ajo bën shkelje të CEFTA-s./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit