Oda Ekonomike shembull për bashkëpunim dhe respektim të ligjeve

Mos i humb

Oda Ekonomike e Kosovës po bën punë të jashtëzakonshme dhe është shembull për orientimin drejt zhvillimit të vendit pa asnjë ndërhyrje por vetëm me përkrahjen që i fuqizon ato, kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas pranimit të raportit të Auditorit nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës.

Veseli theksoi se Kuvendit dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë bërë një punë të shkëlqyer e cila duhet të jetë shembull për të gjitha institucionet që përcillen në shërbim të qytetarit.

“Sa i përket raporti te auditorit është një shembull i mirë pasi ka lidhjen me kuvendin nga baza legjislative. Ky është shembull, falënderoj Odën Ekonomike për punë të jashtëzakonshme, orientimi i tyre po bëhet në zhvillim të vendit me biznese të shëndetshme pa asnjë ndërhyje në to por vetëm me përkrahje qe i fuqizon ato. Gjithashtu Kuvendi i Kosovës është kampion për të gjitha këto vite e përgëzoj për punën pasi e bën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe transparente. Kuvendi e ka një vazhdimësi dhe duhet të jetë shembull i institucioneve të cilat përcillen për të gjithë dikasteret në shërbim për qytetarët tanë.

Ndërsa Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu u shpreh i kënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës, për të cilin siç e theksoi ai njëri ndër institucionet me të besueshme në vend.

“Në tri vitet e fundit kemi dorëzuar raportin e Auditorit në Kuvendin e Kosovës, do të thoja në institucionin më transparent të Kosovës,  i cili tregon se si të shfrytëzohet dhe nënvizohet paraja publike. Kemi pasur obligim të tregojmë për të gjeturat në mënyrë që të kuptohet rendi i ligjit dhe të kthehet besimi i qytetarëve tanë”, tha Gërxhaliu në konferencë për media me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën siç përsëriti ai duhet të ndodhë dhe Kosova pret raport pozitiv nga BE-ja.

“Çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë duhet të ndodhë pasi i kemi përmbushur të gjitha kriteret që i kemi.Kjo kanë qenë arsye e një risku politik për të cilën unë fare nuk i frikësohem. Presim raport pozitiv, ministri i Drejtësisë ka bërë punë të jashtëzakonshme e cila është vlerësuar.Prandaj liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe besoj se nëse ka drejtësi dhe vlerësohet ajo mbi bazën e cilës janë liberalizuar edhe vendet tjera me gjendje me të rëndë dhe me pak kritere të plotësuara”, ka thënë Veseli. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit