OEAK: Pengesat në tregtinë e lirë cenojnë prospektet e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Mos i humb

Edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar rreth taksës së vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.

OEAK ka kërkuar që Kosova të mundësojë qasje të papenguara në tregjet e mëdha.

Ajo përmes një komunikate për media ka thënë se përsërit qëndrimin e saj se tregtia e lirë është faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike, ndërsa çfarëdo pengese në lëvizjen e lirë të mallrave mund të cenojë prospektet e rritjes ekonomike dhe nxitjes së investimeve.

Në pajtim me misionin e saj të mbështetjes së zhvillimit të raporteve reciproke ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Oda Amerikane beson se pengesat në tregtinë rajonale vështirësojnë operacionet e bizneseve amerikane në rajon, si dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive për investitorët amerikanë dhe të huaj, thotë komunikata e OEAK.

Investitorët amerikanë synojnë të investojnë në shtete të cilat mundësojnë qasje të papenguar në tregje më të mëdha, dhe të cilat vazhdimisht promovojnë rregullimin e tregjeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane konsideron se Kosova duhet të përmbushë këto pritshmëri për të përshpejtuar zhvillimin e saj ekonomik, si dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj, përfundon komunikata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit