OFL ndalet në Durrës e Tiranë, i çon formularin 5 të dënuarve apo të hetuarve

Mos i humb

OFL kësaj radhe u ka dërguar formularin 5 personave të cilët disa prej tyre janë të dënuar dhe disa nën hetim e sipër.

Një prej tyre është nga Tirana, Akil Alushi dhe është i dënuar për trafik droge. Katër të tjerët janë nga Durrësi dhe një prej tyre, Ilir Oshafi është i dënuar në Itali për drogë. Kurse tre të tjerët, Morel Kërtalli, Enkel Kërtalli dhe Gentian Malindi të cilët akuzohen për vrasje janë nën hetim e sipër dhe nuk kanë një dënim Gjykate.

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 29 maj

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– M. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– E. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– I. O., banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

M., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit