OFL ndalet në Tiranë e Durrës, kërkon pasurinë e 5 të dënuarve për “trafik droge” e “vjedhje me armë”

Mos i humb

Greva e urisë së naftëtarëve, Kryemadhi letër publike SPAK-ut e Prokurorisë: Hetoni përgjegjësit!

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë një letër publike drejtuar institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend, në lidhje me...

Durrës/ Arrestohen dy persona, nën hetim katër të tjerë! Ja për çfarë akuzohen

Durrës – Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë sipas policisë...

KPK konfirmon në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të prokurorit Olsian Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të Prokurori të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Avokatët refuzojnë mbrojtjen, shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për grabitësit e Rinasit

Për gati dy vite me radhë vijon të shtyhet një ndër proceset gjyqësore më të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme të Apelit....

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon me të njëjtin intensitet në të gjithë territorrin e Republikës.

Këtë herë, OFL ka shkuar në Durrës e Tiranë dhe kërkon që të plotësohet formulari i deklarimit të pasurisë nga 5 të dënuar për trafik të lëndëve narkotike, Pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe vjedhje me armë. Ata janë: Erneo Farruku, Ahmet Alla, Edison Alhasa, Dritan Gjata dhe Ardian Sula.

NJOFTIMI I PLOTE

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që...