“OJQ-të maqedonase akuzojnë Greqinë për genocid”

Mos i humb

Një grup i Organizatave Joqeveritare (OJQ) nga Maqedonia, në shenjë proteste kundër negociatave që zhillohen me Greqinë për “çështjen e emrit”, i ka bërë thirrje qeverisë greke që të kërkojnë falje për “gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit” të kryera ndaj pakicës maqedonase në këtë vend që nga viti 1913 e deri më tani.

Përfaqësuesit e Lëvizjes ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut, Diasporës së Bashkuar Maqedonase, Kongresit Botëror Maqedonas dhe Rrjetit Koordinues Maqedonas në Gjenevë që kanë përfaqësues në shumë vende të botës, në deklaratën e përbashkët për Anadolu Agency (AA), theksuan se “Populli maqedonas nuk mund të mbartë më padrejtësitë e padurueshëm të Greqisë, Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s”.

Në deklaratën më tej theksohet se populli maqedonas me forcë detyrohet që të negociojnë emrin, identitetin etnik, identitetin kombëtar, gjuhën dhe historinë në këmbim të anëtarësimit në BE dhe NATO, u pohua se për herë të parë në historinë e njerëzimit haset në një rast të tillë.

Theks të veçantë për krim lufte dhe gjenocid

“Për të ndaluar këtë gjenocid kulturor, maqedonasit në mbarë botën që përfaqësojnë miliona njerëz në Maqedoni janë bashkuar në drejtim të synimit të njëjtë. Ata, kërkojnë mbështetje nga të gjithë popujt në botë për të ndaluar këtë krim”, thuhet në deklaratën ku është theksuar e drejta e çdo popullit për vetëvendosje.

Gjithashtu në deklaratë potencohet se në sajë të “problemit të shpikur mbi emrin ” nga qeveria greke, synohet vazhdimi i politikës së refuzimit të identitetit etnik njëqind vjeçar të pakicës maqedonase në vend dhe ndërkombëtarëzimin e saj.

“Qeveria greke të paktën një herë duke u përballur me të kaluarën, të pranojë zyrtarisht dhe të kërkojë falje për gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, ndaj pakicës maqedonase në Greqi që nga viti 1913 e deri më tani”, thuhet më tej në deklaratë.

Rikujtojmë se në organizim të disa organizatave më 27 shkurt dhe 4 mars në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u mbajtën protesta kundër negociatave me Greqinë lidhur me çështjen e emrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit