OKB bën thirrje për hetim transparent për varret masive në Libi

Mos i humb

Guterres në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të tij Stephane Dujarric tha se janë të habitur nga varret masive të zbuluara ditët e fundit në Tarhuna.

Duke bërë thirrje për hetim transparent dhe gjithëpërfshirës për varret masive, nxjerrjen e autorëve para drejtësisë si dhe dorëzimin e morteve familjarëve të tyre pas identifikimit dhe arsyeve të vdekjes, Guterres propozoi që OKB-ja të mbështesë këtë hetim.

Po ashtu duke u rikujtuar palëve në konflikt në Libi që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit për të drejtat e njeriut, Guterres bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të konflikteve.

Kreu i OKB-së ndër të tjera ka mirëpritur fillimin e bisedimeve të Komitetit të përbashkët ushtarak në formatin 5+5 dhe i cili synon sigurimin e armëpushimit në Libi.

– Ushtria libiane rimorri rajonin Tarhuna javën e kaluar

Ushtria e Libisë rimorri javën e kaluar rajonin Tarhuna të cilin milicët e Haftarit e përdornin prej mëse një viti si qendër operacionale për furnizime dhe për sulmet e ndërmarra kundër Tripolit.

Grupi i emëruar “Al-Kaniyat” i përbërë nga milicët lokalë pro-Haftarit të cilët akuzohen për shkelje të paligjshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Tarhuna, janë akuzuar se kanë vendosur në objektivin e tyre pa dallim fiset dhe familjet që ata i kanë parë si kundërshtarë ose opozitarë ndaj tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit