Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë, ku dënohet njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Uashingtonit.
Në 193 vende anëtare, 128 votuan pro kësaj rezolute, 9 kundër, kurse 35 vende vendosën të abstenojnë, gjatë një votimi që presidenti amerikane ka premtuar se do e mbikëqyrë me vëmendje, duke kërcënuar me masa financiare ata që mbështesin këtë tekst./Kosova Post/


