OKB emëron përfaqësues të ri për Irakun

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi holandezen Jeanine Hennis Plasschaert si përfaqësuese speciale dhe shefe të misionit të OKB-së në Irak (UNAMI).

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së përmes një kumtese bëri të ditur se Guterres ka vendosur Hennis-Plasschaert në postin e Përfaqësuesit Special dhe shefe të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI), e cila do të marrë detyrën nga paraardhësi i saj sllovak, Jan Kubis.

Plasschaert, e cila ka qenë në politikë për 20 vjet, ka mbajtur poste të larta në qeveri dhe në parlament ndërsa në vitin 2012 u bë ministrja e parë holandeze e Mbrojtjes.

Plasschaert në vitin 2017, duke marrë përgjegjësinë për vdekjen e dy ushtarëve holandezë në Mali dha dorëheqjen.

Jeanine Hennis-Plasschaert ka ushtruar funksione të ndryshme në Parlamentin Evropian në Bruksel, Riga dhe Amsterdam./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit