OKB: Është arritur armëpushimi në Gutën Lindore

Mos i humb

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, ka njoftuar shpalljen e armëpushimit në rajonin e Gutës Lindore, e cila bën pjesë në mesin e “zonave jokonfliktuale” dhe e cila ka qenë shënjestër e sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit.

Duke folur për mediumet pas një takimi me një delegacion të Komitetit të Lartë për Negociata të kryesuar nga Naser Hariri, Mistura tha se sot në orët e mëngjesit është takuar me përfaqësues të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), SHBA-ve, Kinës, Britanisë, Francës dhe Rusisë.

“Në mbledhjen që pata me pesë shtetet e përhershme sot, pala ruse më tha se më propozojnë armëpushim në Gutën Lindore dhe se edhe regjimi e ka pranuar një gjë të tillë”, tha Mistura në një pyetje lidhur me sulmet intensive të regjimit në rajonin në fjalë.

“Tani ngelet të shohim nëse kjo gjë do të zbatohet ose jo”, shtoi ai.

Mistura theksoi se shpallja e armëpushimit nuk është rastësi dhe se që në fillim të raundit të tetë të bisedimeve në Gjenevë për Sirinë është propozuar armëpushim dhe është arritur marrëveshja.

Ai shtoi se në fund të raundit të tetë do të propozojnë mbajtjen e takimeve direkte mes opozitës dhe regjimit.

Ndryshe, bisedimet në Gjenevë filluan më 30 qershor të vitit 2012. Raundi i dytë filloi më 22 janar të vitit 2014, megjithatë ngeli pa rezultate. Ndërkaq, më 29 janar të vitit 2016 takimet nisën për herë të tretë, kurse përfunduan për shkak se regjimi kishte rrethuar Halepin.

Sipas burimeve të OKB-së, pritet që raundi i tetë i bisedimeve të përfundojë ditën e premte, 1 dhjetor dhe që palët të ritakohen në mes të muajit dhjetor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit