OKB: Konflikti në Kongo të kujton Ruandën dhe Bosnjën

Mos i humb

 

Ndërhyrja, përdhunimet në grupe dhe vrasjet e regjistruara në rajonin Kasai të Kongos mund të jenë një prelud i gjenocidit, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Raportuesi Special i OKB-së, Nils Melzer tha se ishte i mërzitur nga raportet e ekspertëve se rebelët në Kongo dhe trupat qeveritare kryen krime të rënda, përfshirë përdhunimin masiv, kanibalizmin dhe gjymtimin, raporton Reuters.

 “Shqetësimi im më i madh është se ajo që po ndodh mund të jetë një hap larg gjenocidit. Sipas mendimit tim, Kasai tashmë ka pamjen e Ruandës dhe Bosnjës nga vitet ’90-të”, tha Melzer.

Ai shtoi se ekspertët e OKB-së ofruan prova të krimeve dhe se udhëheqësit e botës duhet të reagonin dhe të parandalonin gjenocidin e mëtejshëm dhe eksodin e miliona banorëve të asaj pjesë të Kongos.

Në dy vitet e fundit, të paktën 5,000 njerëz janë vrarë në rajonin Kasai, ndërsa rreth 1,4 milionë janë zhvendosur.

 “Rreziku i mëtejshëm i dhunës, abuzimit dhe shtypjes në muajt e ardhshëm është shumë real”, tha Melzer. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit