OKB kundër SHBA për rikthimin e sanksioneve për Iranin

Mos i humb

Shumica e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vazhdon ta kundërshtojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i rikthyer sanksionet Iranit për shkelje të traktatit antibërthamor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, njoftoi të enjten se vendi do rikthejë brenda 30 ditëve masat e vjetra ndëshkimore kundër Teheranit, por 25 orë më pas, 13 nga 15 shtetet anëtare të Këshillit në Kombet e Bashkuara iu kundërvënë formalisht Uashingtonit.

Aleatët si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Belgjika, përpos rivalëve si Kina e Rusia sqaruan se SHBA-ja nuk ka të drejtë ligjore të kërkojë sanksione për një marrëveshje në të cilën ajo nuk është më palë.

Presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen në vitin 2018 duke pretenduar se Teherani po vazhdonte të projektonte armë dhe bomba atomike në kundërshtim me pikën bazë të dakordësuar në 2015-n.

“Pasi dështoi në tentativën për ta bindur Këshillin e Sigurimit për embargon e armëve ndaj nesh, këtë herë SHBA-ja synon të aplikojë politikën e ashtuquajtur të presionit maksimal mbi OKB-në, Këshillin dhe anëtarët e tij. Lëvizja e SHBA-së është shembull i pastër i abuzimit të procesit, shembull i bullizmit joligjor dhe politik,” deklaroi diplomati i Teheranit në Kombet e Bashkuara.

Nga Brukseli, kryediplomati i BE-së, Xhuzeb Borel, deklaroi të premten pas telefonatës me homologun rus, Sergej Lavrov, se Bashkimi Europian si palë nënshkruese kërkon ta mbajë në fuqi marrëveshjen.

Ndër të tjera, delegatët e Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe Iranit pritet të takohen më 1 shtator për t’u konsultuar për mënyrën si do vijohet me zbatimin e paktit.

Në arenën ndërkombëtare, në krah të SHBA-së për sanksione ndaj Iranit ka dalë deri tani Izraeli dhe Republikane Domenikane, që është një nga vendet e Këshillit të Sigurimit në OKB.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit