OKB paralajmëron qeverinë e Mianmarit

Mos i humb

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad al-Hussein, paralajmëroi Mianmarin se persekutimi i muslimanëve të Arakanit mund të shkaktojë një konflikt rajonal.

Hussein, në një fjalim të mbajtur në një takim të zhvilluar në Indonezi në lidhje me të drejtat e njeriut, tha se në dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit mund të jenë përfshirë edhe veprimet e gjenocidit dhe spastrimit etnik.

“Mianmari përballet me një krizë serioze që mund të ketë një ndikim të rëndë në sigurinë e rajonit”, është shprehur Hussein, duke theksuar se shkeljet e sotme të të drejtave të njeriut do të shkaktojnë konfliktet e së nesërmes.

“Nëse kriza Rohingya shkakton një konflikt më të madh në bazë të identiteteve fetare, kjo tregon se po bien këmbanat e rrezikut të konflikteve të mëvonshme që ndjekin këtë situatë”, tha Hussein.

Ai ka shtuar se kjo krizë është rezultat i diskriminimit dhe dhunës që vazhdon prej 50 vitesh kundër muslimanëve Rohingya në rajonin Arakan.

Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës në Mianmar, ka arritur në 655 mijë. Supozohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e largimit nga sulmet sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se në rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve./Rtv islam

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit