OKB: Rreth 30.000 të shpërngulur nga provinca siriane Idlib

Mos i humb

Të paktën 30.000 persona janë shpërngulur nga provinca veriperëndimore siriane Idlib, deklaroi dje zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephan Dujarriç.

Sipas tij, shumica e tyre mes 1 dhe 9 shtatorit gjenden në pjesën veriore të provincës Idlib, në afërsi të kufirit turk si pasojë e ekskalimit të operacionit ajror dhe tokësor që zbatojnë forcat besnike të regjimit sirian dhe forcat ruse.

Rreth gjysma e të shpërngulurve janë vendosur në kampe. “Shqetësimi mbetet për gjendjen e rreth tre milionë civilëve në Idlib ku intensiteti i luftimeve ka lënë shumë të vdekur, të plagosur dhe të zhvendosur dhe shkatërruar infrastrukturën civile”, tha Dujarriç.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot do të debatojë për situatën në Idlib, ndërsa në samitin e javës së kaluar në Teheran mes presidentëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit u tha se “nuk mund të ketë zgjidhje luftarake për konfliktin sirian” dhe bëri thirrje për avancimin e procesit politik për të ardhur deri te zgjidhja.

Regjimi sirian më parë bëri të ditur planin për nisjen e ofensivës së madhe ushtarake në këtë zonë, e cila një kohë të gjatë gjendet nën kontroll të grupeve të ndryshme të armatosura opozitare.

OKB javën e kaluar paralajmëroi se një ofensivë e tillë do të shpinte drejt “katastrofës më të madhe humanitare në shekullin e 21-të”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit